Muriqi, Voca, Muriçi e Ujkani luten për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

  • 26 nëntor 2019 - 13:37
Muriqi, Voca, Muriçi e Ujkani luten për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Edhe katër futbollistë të tjerë të Kombëtares së Kosovës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmetet që e goditën sot Shqipërinë, përmes fotografive të publikuara në llogaritë e tyre në rrjetin social Instagram.

13 persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë. Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.

Në mesin e personave të shumtë nga bota e sportit që kanë reaguar pas këtyre lajmeve janë edhe katër futbollistë të ekipit kombëtar të Kosovës, Arijanet Muriç, Idriz Voca, Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë

A post shared by Samir Ujkani (@samirujkani) on

(Kosova Sot Online)