Edhe futbollisti i njohur serb lutet për Shqipërinë

  • 26 November 2019 - 16:52
Edhe futbollisti i njohur serb lutet për Shqipërinë

Bota e futbollit po solidarizohet me Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet u fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.

E në mesin e atyre që e bashkëndien dhimbjen me shqiptarët për këtë katastrofë natyrore ishte edhe një futbollist serb.

Image

Bëhet fjalë për yllin serb të Manchester Unitedit, Nemanja Matic.

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, respektivisht në Instastory, mesfushori serb e ka postuar një fotografi, përmes së cilës lutet për Shqipërinë.

Edhe klubet si Milani, Roma e të tjerë janë solidarizuar me Shqipërinë dhe shqiptarët.


(Kosova Sot Online)