Aubameyang e Lacazette largohen nëse trajneri Emery mbetet në Arsenal

  • 26 November 2019 - 16:53
Aubameyang e Lacazette largohen nëse trajneri Emery mbetet në Arsenal

Dy sulmuesit e Arsenalit e kanë paralajmëruar largimin nëse nuk largohet trajneri spanjoll

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette mund të largohen nga Arsenali nëse trajneri Unai Emery mbetet në klubin anglez.

Dy sulmuesit e “Topçinjve” janë të pakënaqur me trajnerin spanjoll, me të cilin londinezët nuk po e kalojnë një sezon pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi anglez “Daily Mail”.

Gjithashtu, ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe Arsenali nuk është në rrugë të duhur për ta arritur këtë.

Arsenali është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe aktualisht e zë vendin e tetë.

Ata janë dy lojtarët e vetëm që raportohet se po e konsiderojnë të ardhmen e tyre në Emirates Stadium.

Arsenali duhet t’i paguajë 5 milionë euro nëse dëshiron ta shkarkojë Emeryn para fundit të sezonit. 


(Kosova Sot Online)