Shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 18:26
Shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri

anë shtyrë për një ditë të gjitha ndeshjet e nesërme të Kupës së Kosovës, për shkak se vendi do të mbajë ditë zie të mërkurën, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit tragjik në Shqipëri, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Njëzet persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë, FFK-ja ka vendosur që t’i shtyjë për të enjten 15 ndeshje e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Garave i organit qeverisës së futbollit në vend, duke ditur se nesër është ditë zie në Kosovë.

“Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor”, thuhet tutje në njoftim. 

(Kosova Sot Online)