Zbulohen detaje që tregojnë se Messi është fitues i Topit të Artë 2019

  • 26 November 2019 - 19:04
Zbulohen detaje që tregojnë se Messi është fitues i Topit të Artë 2019

Lionel Messi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2019, pas një sezoni të shkëlqyer me Barcelonën. Sipas disa zbulimeve të mediave spanjolle, argjentinasi në fakt është zgjedhur tashmë si fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Muajt e pasigurisë rreth fituesit të Topit të Artë 2019 do të marrin fund të hënën më 2 dhjetor, ditën kur do të shpallet fituesi zyrtarisht, i cili sipas mediave të shumta është Leo Messi.

Gazetari Francesc Aguilar ka thënë se dy përfaqësues të France Football – revistës franceze që e ndan këtë çmim – ishin në Barcelonë për t’ia kumtuar lajmin Messit.

Të afërmit e Messit nuk e kanë pohuar por as mohuar këtë lajm, kur janë pyetur nga gazeta e përditshme spanjolle “Marca”.

Përveç se e kanë njoftuar se është fitues i Topit të Artë 2019, përfaqësuesit e revistës franceze e kanë bërë edhe një intervistë me numrin 10 të Barcelonës, si dhe i kanë bërë fotografinë tradicionale me trofeun, e cila do të jetë në ballinën e revistën për edicionin e së martës.

(Kosova Sot Online)