Bayern synon ta vazhdojë rekordin e përkryer kundër Zvezdës në Beograd

  • 26 November 2019 - 20:25
Bayern synon ta vazhdojë rekordin e përkryer kundër Zvezdës në Beograd

Bayern Munich do të kërkojë ta vazhdojë rekordin e përkryer duke e regjistruar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në fazën grupore në Ligën e Kampionëve, si vizitor i Crvena Zvezdës në Beograd.

Gjiganti gjerman e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales por do të kërkojë ta fitojë Grupin B dhe ta vazhdojë ecurinë e fitoreve radhazi.

Klubi serb është pothuajse pa gjasa për të kaluar grupin dhe humbja do ta eliminonte zyrtarisht nga Liga e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)