I riu i Man Unitedit, që u ftua për ndeshjen e së enjtes, e rrëfen betejën me kancerin

  • 27 November 2019 - 15:33
I riu i Man Unitedit, që u ftua për ndeshjen e së enjtes, e rrëfen betejën me kancerin

I riu i Manchester Unitedit, Max Taylor, ka thënë ai nuk do të lejojë të definohet nga beteja e tij me kancerin, pasi u bë pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit që do të përballet të enjten në Ligën e Evropës me Astanan.

Max Taylor ishte diagnostikuar me kancer të testikujve në tetor të vitit 2018 dhe një skanim i mëvonshëm kishte zbuluar se sëmundja i ishte shpërndarë edhe në abdomen, gjëndra limfatike dhe mushkëri.

Mbrojtësi 19-vjeçari i filloi terapitë menjëherë në luftë kundër kancerit, përfshirë këtu operacione dhe kimioterapitë për nëntë muaj në spitalin e Mançesterit, që rezultuan të suksesshme.

13 muaj pasi ishte diagnostikuar me kancer, Taylor është ftuar nga Manchester Unitedi për udhëtimin e Ligës së Evropës në Kazakistan dhe mbrojtësi tani dëshiron që të bëhet i njohur për paraqitjet e tij në fushë, jo vetëm për rikuperimin e tij të jashtëzakonshëm.

“Ka shumë njerëz që mendojnë, ashtu siç mendoja unë, se njerëzit të mbajnë mend vetëm që ke pasur kancer. Ata thonë: “Ah, ti e ke bërë atë, je i mrekullueshëm që e ke kaluar”. Por, unë mendoj se mesazhi mund të jetë më shumë sesa aq dhe unë dua të jetë më shumë sesa aq”, tha Taylor.

“Po, është pjesë e imja dhe unë nuk do ta fsheh këtë. Por, kjo është e gjitha: është vetëm një pjesë e imja, nuk më definon. Kanceri është diçka që ka ndodhur, por nuk do të jetë diçka për të cilën njerëzit më mbajnë mend”.

“Unë nuk dua të jem thjesht një futbollist, dua të jem shembull për të tjerët sa i përket grumbullimit të parave dhe ndihmave për ata që kanë nevojë”.

Taylor gjithashtu zbuloi se trajneri Ole Gunnar Solskjaer i kishte dhënë atij shumë vullnet kur ishte kthyer në klub, pas trajtimit që e kishte marrë.

“Unë e mbaj mend se ditën e parë kur mjekët dhe stafi erdhën të më shohin, unë ende nuk isha shumë mirë. Isha ende pak i dobët kur ecja dhe në gjëra të tilla. Mbesja pa frymë vetëm duke u ngjitur në shkallë dhe gjëra të tilla”, tha Taylor.

“Kur shkova për të ngrënë mëngjes, Solskjaer më mori në zyrë dhe më prezantoi me trajnerin Mark Dempsey, të cilin s’e kisha takuar më parë, dhe ne u takuam edhe me Kieranin dhe Carrickun”.

“Pas kësaj, ata më morën jashtë dhe vetëm e shikuam seancën stërvitore. Ishte e mrekullueshme sepse unë nuk isha kthyer ende dhe isha duke e shikuar ekipin e parë duke e stërvitur. U gëzova shumë vetëm që e pata mundësinë t’i shikoj dhe të bisedoj me ata”.

Vetëm katër lojtarë me pak më shumë përvojë të Manchester Unitedit – Lee Grant, Axel Tuanzebe, Luke Shaë dhe Jesse Lingard – kanë udhëtuar me skuadrën në Kazakistan. Taylor është i gatshëm ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi e ka pranuar se kishte dyshuar se mund të mos i kthehej futbollit pas betejës me kancerin.

“Unë gjithmonë e kam pasur në mendje se nuk ka mundësi që do të jem gjallë pas kësaj. Por, kishte disa momente kur mendoja se a do të isha në gjendje të luaj futboll pas të gjithë kësaj. Kishte edhe momente kur mendoja se nuk do ta arrija kurrë këtu”, rrëfeu Taylor.

“Por, mendoj se mesazhi që unë dua t’ua jap të gjithëve është se gjithçka është e mundur – dhe është e mundur të bësh më shumë sesa që kam bërë unë, pasi të kalosh nëpër trauma të tilla/ Është e mundur të kthehet kudo që dëshiron”.

(Kosova Sot Online)