Dembele lëndohet për herë të 6-të këtë vit

  • 28 November 2019 - 08:41
Dembele lëndohet për herë të 6-të këtë vit

Ousmane Dembele vazhdon të goditet nga lëndimet këtë sezon dhe assesi ta gjejë vazhdimësinë për Barcelonën.

Sulmuesi francez pësoi një dëmtim tjetër dhe u detyrua ta braktisë fushën pas vetëm 24 minutave lojë në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Borussia Dortmund të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari u zëvendësua nga bashkatdhetari i vet, Antoine Griezmann, i cili ishte lënë në stol nga Ernesto Valverde për ndeshjen ndaj klubit gjerman.

Në përpjekje për ta zënë një top të harkuar nga Sergi Roberto, Dembele u zgjat dhe u rrëzua, duke kërkuar zëvendësim menjëherë, si pasojë.

Nëse lëndimi i tij konfirmohet nga stafi mjekësor i klubit, atëherë do të jetë i gjashti për Dembelen vetëm në vitin 2019. 

(Kosova Sot Online )