Arsenali e gjen zëvendësuesin e Emery

  • 28 November 2019 - 08:45
Arsenali e gjen zëvendësuesin e Emery

Arsenali e ka identifikuar trajnerin e Wolves, Nuno Espirito Santo, si zëvendësues të mundshëm për Unai Emery, nëse klubi vendos përfundimisht ta shkarkojë spanjollin.

Trajneri Emery është nën presion të madh në Arsenal, për shkak të një ecurie pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

.

Topçinjtë i kanë fituar vetëm katër prej 13 ndeshjeve në Premierligë këtë sezon.

Nuno Espirito Santo

BBC Sport mëson se nëse Emery shkarkohet, atëherë Nuno do të emërohet në vend të tij.

Por Emery ka këmbëngulur në fjalimet e tij se e ka përkrahjen e klubit për të vazhduar, edhe pse është paralajmëruar se i duhet t’i përmirësojë rezultatet. 

(Kosova Sot Online )