Conte: Interi tani është më shumë ekip, fati i kualifikimit është në duart tona

  • 28 November 2019 - 08:55
Conte: Interi tani është më shumë ekip, fati i kualifikimit është në duart tona

Antonio Conte vlerësoi ekipin dhe disa lojtarë në veçanti pas fitores 3-1 në udhëtim te Slavia Praga në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.  

Lautaro Martinez shënoi dy gola dhe Romelu Lukakun një për të siguruar fitoren e Nerazzurrëve, e cila i mban në garë për kualifikim tutje dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin Conte. “Ata po përmirësohen së bashku dhe unë e thashë në krahasim me takimin e parë me Slavia Pragën, ne ishim shumë më tepër një ekip. U zemërova pas barazimit 1-1 në San Siro, por këtë herë dinim se çfarë të prisnim dhe ishim të përgatitur mirë”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

“Sulmuesit ishin vendimtar sot dhe jam shumë i lumtur për ta. Ata luftuan fizikisht me lojtarët e Sllavisë”.“Ata po përmirësohen së bashku dhe unë e thashë në krahasim me takimin e parë me Slavia Pragën, ne ishim shumë më tepër një ekip. U zemërova pas barazimit 1-1 në San Siro, por këtë herë dinim se çfarë të prisnim dhe ishim të përgatitur mirë”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia. 

“Shpresoj se mund ta arrijmë ndeshjen tonë të radhës kundër SPAL me përcaktimin e duhur, sepse ka prova të tjera së pari përpara se të luajmë Ligën e Kampionëve. Së pari është SPAL-i dhe Roma”.

“E vetmja mënyrë për të qëndruar gjallë dhe për t’i dhënë një kuptim ndeshjes finale me Barcelonën ishte të fitonim sot dhe ne e bëmë atë. Tani do të jetë një ndeshje e vështirë, por mund të llogarisim në 70 mijë  njerëz që do të na mbështesin në San Siro”.

“Ne jemi të kënaqur, pasi kemi dashur të jemi të gjallë dhe të nisemi në ndeshjen e fundit dhe kjo është situata. Fati ynë është në duart tona”, përfundoi italiani.

Barcelona ka 11 pikë, Interi dhe Borussia Dortmund nga 7 pikë, Slavia Praga ka vetëm dy.

 

(Kosova Sot Online )