Sot zhvillohen ndeshjen e Kupës së Kosovës, spikasin dy derbi

  • 28 November 2019 - 10:03
Sot zhvillohen ndeshjen e Kupës së Kosovës, spikasin dy derbi

Ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës të parapara të luhen më 27 nëntor janë shtyrë për një ditë më vonë, pra ato do të zhvillohen sot (e enjte).

Rrethi i dytë i Kupës së Kosovës ka në orar plot 16 ndeshje për t’u zhvilluar, ku nuk mungojnë derbit. Ndeshjet kryesore të kësaj faze pritet të zhvillohen në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin dhe në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dritës.Prishtina pritet të ketë punë të lehtë në shtëpi ndaj Minatorit, Gjilani do të udhëtoj te Malisheva, Drenica e pret Fushë Kosovës, ndërsa Trepça ’89 udhëton te Dardanët.

Shorti për rrethin e tretë të Digitalb Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 3 dhjetor në orën 13:00.

 Më poshtë  ua sjellim çiftet dhe orarin e ndeshjeve të kësaj faze.

28 nëntor – ora 12:30

2 Korriku – Istogu

Dukagjini – Besa

Vëllaznimi – Ferizaj

Arbëria – Onix

Vitia – Ramiz Sadiku

Ulpiana – Liria

Malisheva – Gjilani

Feronikeli – Llapi

Dardana – Vllaznia

Ballkani – Drita

Dardanët – Trepça ‘89

Flamurtari – Vushtrria

Minatori – Prishtina

Drenica – Fushë Kosova

Trepça – Drenasi

A&N – KEK-u

(Kosova Sot Online )