Trajneri i Dortmundit: Messi është i pandalshëm kur e merr topin në këmbë

  • 28 November 2019 - 10:11
Trajneri i Dortmundit: Messi është i pandalshëm kur e merr topin në këmbë

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, e ka pranuar se është pothuajse e pamundur të bësh diçka për ta ndalur Lionel Messin kur është në top formë.

Messi e shënoi një gol dhe i dhuroi dy asiste për t’ia siguruar Barcelonës kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Për Messin ishte një ndeshje e paharrueshme, e 700-ta në karrierë për Barçën. Argjentinasi asistoi në golin e parë të Barçës të shënuar nga Luis Suarez dhe në golin e tretë të realizuar nga Antoine Griezmann.

“Ai luajti si 9-sh i rrejshëm. Ai lëviz shumë mirë mes linjave dhe kur e merr topin në këmbë, është pothuajse i pandalshëm”, tha Favre për Messin.

“Duhet ta ndalesh me faull, sepse ndryshe ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Pasimi i tij i fundit është tepër i rrezikshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )