Klubi i madh grek lutet për Shqipërinë: Dhimbja e shpirtit tuaj, është dhimbja jonë

  • 28 November 2019 - 10:49
Klubi i madh grek lutet për Shqipërinë: Dhimbja e shpirtit tuaj, është dhimbja jonë

Gjiganti grek Panathinaikos e ka ndarë dhimbjen me gjithë popullin shqiptar për viktimat e tërmetit tragjik që e goditi Shqipërinë të martën, duke u lutur për vendin fqinj.

40 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 600 të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte.

Klube të mëdha italiane dhe futbollistë të ndryshëm të famshëm, përfshirë fituesin e Kupës së Botës 2018 me Francën, Paul Pogba, janë lutur për viktimat e kësaj fatkeqësie tragjike dhe kanë shprehur solidaritet me gjithë popullin shqiptar që nga dita e martë.

Solidariteti dhe lutjet për Shqipërinë vijnë edhe nga klubi i shtetit fqinj, Greqisë, Panathinaikos, e cili e ndan dhimbjen me popullin shqiptar për viktimat e tërmetit.

“Dhimbja e shpirtit juaj, është dhe dhimbja jonë. Tërmeti vdekjeprurës ka lënë dhjetëra të vdekur në Shqipëri. Lutuni për Shqipërinë”, shkruan Panathinaikos.

(Kosova Sot Online )