Sancho favorizon një transferim në La Liga para Ligës Premier

  • 28 November 2019 - 10:53
Sancho favorizon një transferim në La Liga para Ligës Premier

Ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho thuhet së pëlqen një transferim në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sancho po shkëlqen tash e gati dy vite me fanellën e Dortmundit, duke shënuar shumë gola dhe dhuruar shumë asistime. Forma e tij e mirë ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij duke kërkuar shërbimet e anglezit. Ylli i Dortmundit është duke u lidhur shumë me Manchester Unitedin, por ai thuhet se po mban jashtë këtë pistë pasi preferon diçka tjetër. Sipas mediumit britanik Daily Star, Sancho preferon të bashkohet me Barcelonën ose Real Madridin para kthimit në futbollin anglez.

Çmimi i lojtarit thuhet se ka shkuar shumë lartë, rreth 100 milionë euro, ndërsa pëlqehet edhe nga Liverpooli. 

(Kosova Sot Online )