Talenti i madh Haaland vazhdon të thyejë rekorde në Ligën e Kampionëve

  • 28 November 2019 - 11:35
Talenti i madh Haaland vazhdon të thyejë rekorde në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland ka vazhduar të thyejë rekorde të reja me shënimin e golave, pasi realizoi përsëri në fitoren e Red Bull Salzburg kundër Genkut në Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari shënoi në minutën e 87-të dhe u bë adoleshenti i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon gol në pesë ndeshje radhazi në këtë garë.

Ai është po ashtu lojtari i parë që i shënon tetë gola në pesë paraqitjet e para në garën më prestigjioze evropiane për klube, duke i kaluar Harry Kane dhe Diego Costa të cilët i kishin shënuar nga shtatë gola në numrin e njëjtë të ndeshjeve.

Dhe tani, Haaland është njëri prej pesë futbollistëve që shënon në pesë ndeshjet e para në fazën grupore, bashkë me Alessandro Del Piero (Juventus, 1995-96), Sergei Rebrov (Dynamo Kiev, 1997-98), Neymar (Paris St-Germain, 2017-18), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2017-18) dhe Robert Lewandowski (Bayern Munich, 2019-20).

(Kosova Sot Online)