Kosova pëson rënie në renditjen e FIFA-s

  • 28 November 2019 - 12:16
Kosova pëson rënie në renditjen e FIFA-s

Kosova ka rënë një pozitë më poshtë në renditjen e ekipeve kombëtare të FIFA-s dhe tani pozicionohet në vendin e 115-të, si pasojë e dy humbjeve në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 në nëntor.

Humbja 2:1 kundër Republikës së Çekisë në Plzen dhe disfata 4:0 kundër Anglisë në Prishtinë gjatë këtij muaji, ndikuan që Kosova të bjerë në pozitën e 115-të.

Kombëtarja e Kosovës kishte shënuar ngritje historike për pesë vende në renditjen e FIFA-s muajin e kaluar, nga pozita e 119-të në atë të 114-të.

Pas pak më shumë

(Kosova Sot Online)