Trajneri i Dortmundit e ka një ide se si të ndalet Leo Messi

  • 28 November 2019 - 15:08
Trajneri i Dortmundit e ka një ide se si të ndalet Leo Messi

Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, e ka zbuluar mënyrën e vetme për ta ndalur Lionel Messin, pasi ylli i Barcelonës e shkatërroi skuadrën e tij në triumfin e katalonasve 3:1 të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Messi e shënoi një gol dhe i dhuroi dy asiste për t’ia siguruar Barcelonës kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Për Messin ishte një ndeshje e paharrueshme, e 700-ta në karrierë për Barçën. Argjentinasi asistoi në golin e parë të Barçës të shënuar nga Luis Suarez dhe në golin e tretë të realizuar nga Antoine Griezmann.

Paraqitja e mrekullueshme nga pesë herë fituesi i Topit të Artë u lartësua nga kundërshtari i tij atë mbrëmje, trajneri gjerman i Dortmundit.

“Ai luajti si 9-sh i rrejshëm. Ai lëviz shumë mirë mes linjave dhe kur e merr topin në këmbë, është pothuajse i pandalshëm”, tha Favre për Messin.

“Duhet ta ndalesh me faull, sepse ndryshe ai ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Pasimi i tij i fundit është tepër i rrezikshëm”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)