Arsenali mendon transferimin e James Rodriguezit

  • 29 November 2019 - 08:35
Arsenali mendon transferimin e James Rodriguezit

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka përfunduar në radarin e klubit anglez, Arsenalit.

Mesfushori kolumbian me tipare sulmuese ka mbetur mbrapa në hierarkinë e zgjedhjeve në formacionin e Zinedine Zidane. Situata e tij ka bërë që James të mendojë largimin nga Bernabeu dhe pritet të tërheqë interesim të madh gjatë afatit dimëror. Sipas mediumit El Desmarque, Arsenali është i gatshëm të hedhë gjithçka për një marrëveshje të janarit me yllin e Real Madridit. Megjithatë, transferimi i kolumbianit nuk do të jetë i lehtë pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të.

Manchester United dhe Ëolves në Ligën Premier, dhe Napoli e Juventusi në Serie A janë klubet që gjithashtu e duan Rodriguezin.

(Kosova Sot Online )