Xhaka zemëron tifozët e Arsenalit me veprimin e tij pas ndeshjes

  • 29 November 2019 - 08:47
Xhaka zemëron tifozët e Arsenalit me veprimin e tij pas ndeshjes

Granit Xhaka u kthye në skuadrën e Arsenalit për herë të parë që nga incidenti me tifozët në tetor, mirëpo ai i zemëroi tifozët e klubit londinez sërish në kthimin e tij.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare ishte titullar për herë të parë që kur kishte reaguar i zemëruar ndaj tifozëve të Arsenalit që e fishkëllyen kur po zëvendësohet në ndeshjen kundër Crystal Palace në tetor. Përderisa ai e lëndoi kyçin gjatë ndeshjes, ai e duroi dhimbjen dhe luajti për 90 minuta të plotë.

Frankfurti i kishte humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat – fitorja e tyre e fundit kishte qenë ajo tronditëse me rezultat 5:1 kundër Bayern Munichut që bëri që Niko Kovac të shkarkohet nga posti i trajnerit të gjigantit gjerman.

Menjëherë pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, tifozët e Arsenalit u zemëruar kur e panë Xhakën duke buzëqeshur dhe qeshur me disa kundërshtarë.

 

Në anën tjetër, përderisa trajneri Unai Emery s’ishte i kënaqur me rezultatin në ndeshjen e së enjtes, atij i bëri përshtypje paraqitja e mesfushorit 27-vjeçar, për të cilin ishte menduar se mund të mos luante kurrë më për Arsenalin.

“Xhaka dëshironte të vazhdojë të luajë. Paraqitja e tij sot ishte e mirë dhe ai i ndihmoi skuadrën. Unë po tregohem pozitiv por gjithashtu realist dhe ne humbëm kundër një rivali të mirë”, tha Emery në një intervistë të dhënë për BT Sport.

“Ne jemi përmirësuar nga ndeshja jonë e jonë dhe jemi ende të parët dhe e kemi mundësinë të kualifikohemi në fazën eliminatore, por sonte e humbëm rastin tonë”.

“Pesë apo dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë ishin të mira, por pastaj e humbëm kontrollin për 15 minuta dhe nuk mund ta ndryshonim më rezultatin. Tentuam të ktheheshim, por nuk krijuam mjaftueshëm raste të mira për të shënuar”.

(Kosova Sot Online )