Pochettino thyen heshtjen: E dhashë më të mirën time për Tottenhamin

  • 29 nëntor 2019 - 08:56
Pochettino thyen heshtjen: E dhashë më të mirën time për Tottenhamin

Trajneri i shkarkuar Mauricio Pochettinon e ka thyer heshtjen e tij për të thënë se ia kishte dhënë më të mirën nga vetja Tottenhamit, përderisa vazhdoi duke e falënderuar klubin londinez.

Pas pesë vjetëve e gjysmë në postin e trajnerit, Mauricio Pochettino u shkarkua nga Tottenhami javën e kaluar pasi që një ecurie të dobët nëpër të cilën po kalonte klubi, i radhitur në pjesën e poshtme të tabelës së Premierligës.

Jose Mourinho u emërua shpejt në postin e trajnerit të Tottenhamit dhe që nga atëherë ka arritur t’i fitojë dy ndeshje radhazi me skuadrën e tij – kundër West Hamit në Premierligë dhe kundër Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Pochettino e kishte lënë një mesazh lamtumirës për lojtarët e tij në tabelën e vendosur në zhveshtoren e Tottenhamit, mirëpo ai foli publikisht për shkarkimin e tij të enjten.

47-vjeçari e bëri Tottenhamit të rregullt në Ligën e Kampionëve, madje duke arritur deri në finale të këtij turneu prestigjioz sezonin e kaluar, dhe i përshkoi sfidat e vështira dhe sukseset emocionuese që i kishte pasur me skuadrën e tij.

“Do të doja t’i falënderoja pronarin Joe Loeëis dhe drejtorin ekzekutiv Daniel Levy që ma dhanë mundësinë të jem pjesë e historisë së Tottenhamit. Dua t’i falënderoj të gjithë që i kam takuar në Tottenham, të gjithë stafin e klubit dhe lojtarët që i kam pasur gjatë këtyre pesë vjetëve e gjysmë”.

“Në fund, unë dua t’i përmend në veçanti tifozët që e kanë bërë këtë klub të mrekullueshëm me mbështetjen e tyre fantastike. Unë e dhashë më të mirën time për t’i arritur synimet që m’u dhanë në takimin tonë të parë”.

“Kishte sfida të vështira dhe suksese emocionuese. Urimet më të mira për të ardhmen, jam i sigurt se do të takohemi sërish në të ardhmen”.

(Kosova Sot Online)