Solskjaer i kënaqur me të rinjtë e Unitedit, përkundër humbjes

  • 29 November 2019 - 09:07
Solskjaer i kënaqur me të rinjtë e Unitedit, përkundër humbjes

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer beson se mungesa e përvojës në skuadrën e Manchester Unitedit bëri që “Djajtë e kuq” të pësojnë disfatë me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Astanas. Megjithatë, në skuadrën e tij me plot të rinj nga akademia ai gjeti shumë arsye për të qenë optimist.

Jesse Lingard ishte kapiten i Manchester Unitedit për ndeshjen kundër Astanas në Grupin L të Ligës së Evropës, përderisa në formacionin e parë të anglezëve ishin shtatë adoleshentë.

Manchester Unitedi fillimisht kaloi në epërsi me rezultat 1:0 falë një goli të Lingardit, mirëpo pastaj Astana u kthye me një gol të Dmitry Shomkos dhe një autogoli të Di’Shon Bernardit.

“Paraqitja ishte shumë e mirë. Në disa pjesë ishim të shkëlqyeshëm, në disa ne i lejuam ata të na shtyjnë, gjë që na kushtoi në fund. Për dhjetë minuta të pjesës së dytë, mua mu duk se ata po mësoheshin me lojën. Nga këto situata dëshiron të mësojnë lojtarët e rinj”, ka thënë Solskjaer.

“Por, ne patëm raste dhe pati disa debutues me të vërtetë të mrekullueshëm. Ne duhet t’ua japim atyre një mundësi edhe para se ta dimë a janë mjaftueshëm të mirë. Debutuesit Di’Shon, Ethan Laird dhe Dylan Levitt ishin të shkëlqyeshëm”. 

(Kosova Sot Online )