Ibrahimovic ia tregon kërkesat e tij Milanit

  • 29 November 2019 - 10:43
Ibrahimovic ia tregon kërkesat e tij Milanit

Milani thuhet se po përpiqet ta lidh Zlatan Ibrahimovicin me një kontratë 18-mujore me vlerë gjashtë milionë euro, por sulmuesi i LA Galaxy kërkon më shumë para.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po punojnë në mënyrë aktive për një marrëveshje me sulmuesin 38-vjeçarin, i cili në fillim të kësaj jave u bë bashkëpronar i klubit suedez, Hammarby. Milani është gati të ofroj gjashtë milionë euro deri në verën e vitit 2020, por kjo nuk duket se do të jetë e mjaftueshme për Ibrahimovicin.  Gazetari i GDS, Nicolo Schira pretendon se ish-ylli i kuqezinjve po kërkon nëntë milionë euro për 18 muaj kontratë. Palët tani pritet të takohen në ditët në vijim për më shumë bisedime, me Zlatanin e vendosur të bëhet lojtar i lirë kur kontrata e tij e LA Galaxy skadon muajin tjetër.

Milani aktualisht është i 12-ti në Serie A dhe nuk e ka fituar titullin e Ligës që kur Ibrahimovic ka luajtur për këtë klub. 

(Kosova Sot Online )