Tahir Batatina arsyeton vëllain e tij: Ishte në eufori pas eliminimit nga kupa

  • 29 November 2019 - 14:59
Tahir Batatina arsyeton vëllain e tij: Ishte në eufori pas eliminimit nga kupa

Pas deklaratave të nënkryetarit të klubit të Llapit, ka reaguar edhe vet trajneri i skuadrës Tahir Batatina.

Gjatë ditës së djeshme, Llapi u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas humbjes të pësuar në Drenas nga Feronikeli me rezultat 1:0.

Menjëherë pas humbjes kishte reaguar edhe vet nënkryetari i skuadrës llapjane, Amrush Batatina duke i akuzuar disa prej lojtarëve kyç të skuadrës për rezultat e dobëta.

“Jo veç lojtarët nga jashtë, por duke filluar nga Plaku (Sebino), Zhdrella (Mentor), Maliqi (Behar), Ademi, Labinoti (Osmani). Të gjithë kanë qenë tepricë për Llapin dhe duhet shumë shpejtë që t’ju jepet shanca te rinjve. Ata aty janë veç për lekë e jo veç për lekë, e jo për KF Llapin”, ka shkruar Batatina.

Ndërsa sot në një prononcim të shkurtër për KosovaPress ka reaguar edhe vet Tahir Batatina, duke e arsyetuar vëllain e tij.

“Ka qenë një eufori pas ndeshjes se kupës që është shumë normale asgjë më shumë”, është shprehur Batatina.

(Kosova Sot Online)