Dortmundi mund ta shesë Sanchon në janar

  • 29 nëntor 2019 - 15:10
Dortmundi mund ta shesë Sanchon në janar

Klubet angleze ia kanë vënë syrin yllit anglez, i cili e preferon La Ligan para Premierligës.

Borussia Dortmundi e ka ndarë mendjen: klubi gjerman dëshiron t’i ndajë rrugët me Jadon Sanchon gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Independent”.

Interesimi i klubeve të mëdha evropiane për yllin anglez është i madh.

Përfaqësuesin anglez e duan në Angli, Manchester Unitedi dhe Liverpooli.

Mirëpo, mediat angleze shkruajnë se ish-futbollisti i Manchester Cityt e preferon më shumë transferimin në Spanjë, tek Barcelona apo Real Madridi.

Sancho është sot njëri prej futbollistëve më të mirë të ri në Evropë.

(Kosova Sot Online)