Dortmundi e do dyshen e Juventusit

  • 29 November 2019 - 16:06
Dortmundi e do dyshen e Juventusit

Borussia Dortmundi ia ka vënë syrin dyshes së Juventusit, Emre Can e Mario Mandzukic, të cilët i do në afatin kalimtar të janarit

Borussia Dortmundi po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, gjiganti gjerman duket se ia ka vënë syrin dyshes së Juventusit, Emre Can e Mario Mandzukic.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Corriere di Torino”.

Asnjëri nga lojtarët nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri.

Ata janë mjaft të dëshpëruar për faktin se kanë përfunduar në bankinë.

Për Mandzukic flitet se mund të lëvizë drejt Manchester Unitedit, por ai mund të rikthehet në Bundesligë.

Can, nga ana e tij, do t’i ofronte Dortmundit më shumë eksperiencë në mesfushë, gjë e cila i mungon ekipit verdhezi.

(Kosova Sot Online)