Willian, i lumtur në Chelsea

  • 29 November 2019 - 16:12
Willian, i lumtur në Chelsea

Ylli brazilian nuk e ka ndërmend të flasë me klube të tjera gjatë janarit, edhe pse kjo do t’i lejohet atij. Ai preferon të qëndrojë në Londër, por thotë se nuk varet gjithçka nga ai

Braziliani Willian thotë se nuk do të bisedojë me klube të tjera gjatë janarit.

Në fakt, atij i lejohet kjo pasi është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean.

Palët nuk kanë arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

“Sinqerisht, jam i lumtur këtu. Ndihem i lumtur që luaj në këtë klub, por kjo situatë nuk është në duart e mia. Do ta pres Chelsean. Klubi e do se çka dua unë, e di se çka dua të bëj”, theksoi ai.

Trajneri Frank Lampard nga ana e tij ka thënë se shpreson që ta ketë futbollistin anësor sa më gjatë në ekip.

Ndërkohë, flitet se lojtari mund të përfundojë në Juventus gjatë verës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)