Zidane: “Vinicius s’do të largohet”

  • 29 November 2019 - 16:22
Zidane: “Vinicius s’do të largohet”

Pavarësisht se nuk po luan shumë, Vinicius do të mbetet në Madrid.

Në ndeshjet e fundit Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke e lënë jashtë Vinicius Juniorin.

U raportua se Zizu po e bën këtë sepse në janar, ka mundësi ta huazojë 19-vjeçarin te ndonjë klub ku do të luante shumë më shumë për t’u rritur si lojtar.

Megjithatë, gjithçka ka hedhur poshtë vet Zidane.

“Jo, nuk do të largohet, do të qëndrojë këtu, është një më shumë në skuadër”, u përgjigj Zizu kur u pyet për një zëvendësim të mundshëm në janar.

“Jemi 25 apo 26 lojtarë. Nuk ka luajtur shumë por do të llogarisë në të. Tani nuk është momenti, por së shpejti do të jetë momenti i tij”, u shpreh Zidane.

Vinicius ka luajtur 11 ndeshje deri më tani për Realin sezonin 2019/20, të ndara në 448 minuta. Ka shënuar një gol dhe ka asistuar për një tjetër.

(Kosova Sot Online)