Tottenhami synon ta rikthejë Balen

  • 29 November 2019 - 16:32
Tottenhami synon ta rikthejë Balen

Tottenhami po e konsideron mundësinë e rikthimit të Gareth Balet.

Mediat britanike shkruajnë se pronari i Spurs, Daniel Levy po e përgatit një ofertë të majme për yllin uellsian.

Trajneri Jose Mourinho dëshiron të punojë me uellsianin, i cili është i pakënaqur në Real Madrid.

Bale e kishte arritur kulmin e karrierës në Tottenham, kur shfaqte formë të jashtëzakonshme para se të transferohej në Madrid.

Interesim për futbollistin anësor ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.

Bale do të largohet nga Reali, ose gjatë janarit ose verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)