Arsenali emëron Ljungbergun trajner të përkohshëm

  • 29 November 2019 - 17:12
Arsenali emëron Ljungbergun trajner të përkohshëm

Freddie Ljungberg është emëruar trajner i përkohshëm nga drejtuesit e klubit anglez, Arsenalit.

Me herët gjatë ditës, Arsenali vendosi të shkarkojë trajneri Unai Emery shkaku i rezultateve të dobëta.

Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk kanë vendosur pasuesin e tyre të përhershëm vetëm atë të përkohshëm.

Sipas njërit nga drejtuesit e klubit, Josh Kroenke, legjenda Ljungberg është emëruar si trajner momental.

“Ne kemi kërkuar që Freddie Ljungberg të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Kemi besim të plotë tek Fredi për të na çuar përpara”.

“Kërkimi për një trajner të ri është duke u zhvilluar dhe ne do të bëjmë një njoftim të mëtejshëm kur ai proces të ketë përfunduar”, ka thënë Kroenke për faqen zyrtare.

Emrat e mundshëm për të marr drejtimin e Arsenalit janë: Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti, Nuno Espirito Santo, Patrick Vieira dhe Mikel Arteta.

(Kosova Sot Online)