Klopp: Do t’ia dalim edhe pa Fabinhon

  • 29 November 2019 - 18:39
Klopp: Do t’ia dalim edhe pa Fabinhon

Klopp thotë se Liverpooli do t’ia dalë edhe pa Fabinhon… mesfushori brazilian do të mungojë deri në janar të vitit 2020

Fabinho do të jetë jashtë fushës së blertë deri në vitin 2020, pasi që është konfirmuar se braziliani i dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës në ndeshjen kundër Napolit në UEFA Champions League.

Lajmi për lëndimin e Fabinhos është një goditje e madhe për Liverpoolin.

Megjithatë, Jurgen Klopp thotë se Kampionët e Evropës mund t’ia dalin edhe pa të disa muaj.

“Po, është lajm i keq (lëndimi i Fabinhos)”, u shpreh Klopp. :Sa gjatë do t’i duhet për t’u rikuperuar, nuk jemi të sigurt 100%, por duket mëse e sigurt se s’do të luajë për Krishtlindje”.

“Kemi zgjidhje për atë pozicion. Mund ta zëvendësojmë të. Kemi luajtur mirë edhe pa atë, tani me rëndësi është që të punojmë dhe të mundohemi ta rikthejmë sa më parë. Deri atëherë, duhet të gjejmë një zgjidhje. S’jemi ekipi i vetëm me lëndime. Duhet të mundohemi dhe t’ia dalim edhe pa të”, shtoi mes tjerash Klopp.

(Kosova Sot Online)