Mourinho: Sessegnon, Ashley Cole i ardhshëm

  • 29 November 2019 - 20:46
Mourinho: Sessegnon, Ashley Cole i ardhshëm

Mourinho i beson shumë të riut, Sessegnon. Beson se ai do të bëhet një ditë si Ashley Cole që kishte te Chelsea.

19-vjeçari, Ryan Sessegnon, pritet të ketë më shumë minuta me Jose Mourinhon në stol.

Ai u ble gjatë verës nga Mauricio Pochettino, por deri më tani nuk ka luajtur shumë. 

Mourinho nuk ka asnjë dyshim se ai është lojtar i talentuar, madje, sipas tij, Sessegnon është Ashley Cole i ri.

“Mendoj se në këtë moment ai është mbrojtës i majtë. Ndoshta mbrojtësi i majtë më i mirë në dekadën e kaluar ka qenë Ashley Cole. Ryan ka shumë ngjashmëri me Ashley. Ai mund të mësoj se si të mbrojë, në të ardhmen mendoj se do të bëhet mbrojtës i majtë, por momentalisht nuk është mbrojtës si majtë”, deklaroi Mourinho.

(Kosova Sot Online)