Reali rinovon me titullarin, i vë një klauzolë marramendëse

  • 29 November 2019 - 21:02
Reali rinovon me titullarin, i vë një klauzolë marramendëse

Fede Valverde ka firmosur një rinovim kontrate e Real Madridin deri në vitin 2025. 21-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të Zidane.

Forma e mrekullueshme e mesfushorit është shpërblyer me një kontratë të re dhe me një klauzolë lirimi 750 milionë euro.

Klauzola e vendosur nga klubi do të shërbejë për të trembur klubet e interesuara për lojtarin. Casemiro dhe Toni Kroos gjithashtu kanë rinovuar me Los Blancos teksa Modric ka një sezon tjetër përveç këtij aktualit.

(Kosova Sot Online)