Fiksimi i Mourinhos firmos kontratën e re, tashmë kushton 100 milionë euro!

  • 29 November 2019 - 21:38
Fiksimi i Mourinhos firmos kontratën e re, tashmë kushton 100 milionë euro!

Një prej lojtarëve më të pëlqyer të Jose Mourinhos është Ruben Dias. “Special One” e ka shprehur me kohë dobësinë e tij për mbrojtësin portugez, i cili përveçse me Benficën, është paraqitur mirë dhe me Kombëtaren luzitane.

Menjëherë pas emërimit si trajner i Tottenham, media të ndryshme nisën të spekulonin që kërkesa e parë e Mourinhos për drejtuesit e tij ishte pikërisht Ruben Dias. Gjithsesi, londinezët nuk do ta kenë të lehtë, pasi së fundmi mbrojtësi ka rinvouar me Benficën. 

Me kontratën e re, klauzola e Dias shkon në 100 milionë euro, ndryshe nga më parë që ishte 66 milionë. Shifër mjaft e lartë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një mbrojtës, por gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi Mourinho do të kërkojë me çdo kusht të bind drejtuesit e Tottenham që ta sjellin në Londër 22-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)