Pochettino, i gatshëm ta refuzojë Arsenalin

  • 30 November 2019 - 09:20
Pochettino, i gatshëm ta refuzojë Arsenalin

Ish-trajneri i shkarkuar i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, do ta refuzojë ofertën e Arsenalit pasi që ai është në pritje t’i ofrohet posti i trajnerit te ndonjë klub më i madh evropian.

Humbja e së enjtes me rezultat 2:1 kundër Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës rezultoi të ketë qenë ndeshja e fundit e Unai Emerys si trajner i Arsenalit, ndërsa tani klubi londinez është në kërkim të një trajneri të ri.

Mauricio Pochettino u shkarkua gjithashtu së fundi nga posti i trajnerit të Tottenham dhe ai menjëherë është përfolur për një kthim të mundshëm në Premierligë, madje edhe te rivalit më i madh i Tottenhamit, Arsenali.

Megjithatë, DailyStar raporton se Pochettino nuk është i interesuar t’i zemërojë tifozët e Tottenhamit duke iu bashkuar rivalit të tyre londinez, pasi që synon të bëhet trajner i një klubi më të madh në Evropë.

E përditshmja angleze, The Telegraph, raporton se Arsenali është duke e vëzhguar Carlo Ancelottin, i cili po kalon nëpër një periudhë të veçantë në Sao Paolo.

Megjithatë, Napoli do të kërkojë dëmshpërblim me shumë të madhe parash nëse Arsenali vendos t’ua rrëmbejë trajnerin, pasi që kontrata e italianit me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021.

Në anën tjetër, ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, Massimiliano Allegri, po konsiderohet njëri ndër favoritët nga bastoret, pasi që ai ka mbetur pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar.

Allegri ishte përfolur për postin e trajnerit të Arsenalit edhe në maj të vitit 2018, kur u bë e ditur se Arsene Ëenger s’do ta vazhdonte më karrierën e tij në Emirates, para se Emery të emërohej në atë pozitë.

Tani, po përflitet për trajnerin e Wolves, Nuno Espirito Santo, legjendën e Arsenalit, Patrick Vieiran, pastaj ede për Brendan Rodgers e Mikel Artetan.

(Kosova Sot Online )