Nuhiu shënon gol për ta shpëblyer trajnerin që ia besoi vendin e titullarit

  • 30 November 2019 - 15:42
Nuhiu shënon gol për ta shpëblyer trajnerin që ia besoi vendin e titullarit

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu ishte titullar si rrallëherë sot për Sheffield Wednesday dhe arriti ta dëshmojë se e meritoi këtë pozitë duke e shënuar një gol në minutën e katërt të lojës së shtesë, pak momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes.

Sheffield Wednesday arriti të shënojë fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Charlton Athletic që u zhvillua sot në stadiumin The Valley, në kuadër të xhiros së 19-të të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Trajner Garry Monk ia besoi një vend në formacionin e parë sulmuesit kosovar Atdhe Nuhiu, i cili luajti vetëm për të pestën herë këtë sezon si titullar.

Për këtë gjë trajneri Monk u shpërblye me një gol nga Nuhiu, i cili ia vulosi fitoren skuadrës së tij me një goditje me kokë.


 

(Kosova Sot Online)