Klubi Skënderbeu u del në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

  • 30 November 2019 - 15:56
Klubi Skënderbeu u del në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Skënderbeu ka bërë të ditur se do t’i dhurojë të gjitha fitimet e biletave të shitura nga sfida e javës së 15-të ndaj Vllaznisë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

51 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërkohë që klubi korçar ka bërë të ditur se do t’i dhurojë paratë e ndeshjes  vijuese për të gjithë këta persona.

Skënderbeu në javën e 14-të, që do të luhet fundjavën e ardhshme, udhëton drejt Durrësit për t’u përballu ndaj Teutës, ndërsa sfidën e radhës e luan në shtëpi ndaj Vllaznisë.

Klubi ka bërë apel që tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në mënyrë që të mblidhen sa më shumë fitime nga biletat e shitura.

Postimi i Skënderbeut:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 15-të ndaj Vllaznisë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Bëjmë thirrje tifozavë bardhekuq dhe komunitetit sportdashës të ndihmojnë dhe kontribojnë sadopak për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Detajet e shitjes së biletave do të publikohen një moment të 2-të!

Të gjithë bashkë #përShqipërinë

(Kosova Sot Online)