Itali-Turqi, ndeshja hapëse e Euro 2020

  • 30 November 2019 - 22:36
Itali-Turqi, ndeshja hapëse e Euro 2020

Me hedhjen e shortit të Euro 2020 është zbuluar edhe ndeshja hapëse e këtij eventi madhor që do të zhvillohet verën e ardhshme në 12 shtete të ndryshme.

Italia vendi i vetëm organizator që bën pjesë në grupin A do të ketë mundësinë të nisë Europianin me sfidën ndaj Turqisë që do të zhvillohet në stadiumin Olimpico të Romës.

I intervistuar pas shortit trajneri i të kaltërve Roberto Mancini, nënvizoi se grupi A është një grup i ekulibruar dhe se italianët nuk ndihen favoritë, por duhet të vazhdojnë dhe të përmirësohen për të arritur gjëra të mëdha. Bashkë me Italinë në grupin A janë edhe Turqia, Zvicra dhe Uellsi.


(Kosova Sot Online)