E konfirmon Tuchel, Neymar gati për Monacon

  • 30 November 2019 - 23:02
E konfirmon Tuchel, Neymar gati për Monacon

Neymar do të luajë kundër Monacos

Neymar Junior ishte në dyshim për ndeshjen me Monacon, pasi ndjeu disa shqetësime pas sfidës me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, që u7 zhvillua ditë më parë në “Santiago Bernabeu”.

Por, trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuche, thotë se gjithçka është në rregull dhe se lojtari po ndihet më mirë.

“Ai ndjeu disa shqetësime pas ndeshjes (me Real Madrid), nuk deshëm të rrezikojmë. Kështu, ai u stërvit i veçuar. Në atë mënyrë, e kontrollojmë më mirë. Sot (e shtune) ai u stërvit me ne pa ndonjë problem, mendoj”., u shpreh Tuchel.

“Ai është me ekipin, ai mund të luajë”.

Parisi luan me Monacon të dielën nga ora 21:00. 


(Kosova Sot Online)