Pochettino këshillohet që të mos e pranojë ofertën e Arsenalit

  • 01 December 2019 - 08:38
Pochettino këshillohet që të mos e pranojë ofertën e Arsenalit

Mauricio Pochettino është këshilluar nga miqtë e vet që të mos e pranojë ofertën e Arsenalit për postin e trajnerit të klubit.

Pochettino është i papunë pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspur javë më parë. 

Pak kohë pas shkarkimit të tij, klubi rival i Londrës, Arsenali e shkaktoi trajnerin Unai Emery, duke e bërë të lirë postin e trajnerit në Emirates.

Ditëve të fundit është përfolur se trajneri argjentinas mund të emërohet trajner i Arsenalit, por sipas the Telegraph, Pochettino është këshilluar të presë për ndonjë klub më prestigjioz, siç janë Bayern Munich, Real Madrid apo Manchester United.

(Kosova Sot Online)