Sarri: Ronaldo s’është si lojtarët e tjerë

  • 01 December 2019 - 08:51
Sarri: Ronaldo s’është si lojtarët e tjerë

Maurizio Sarri e ka pranuar se Cristiano Ronaldo nuk është si të gjithë lojtarët e tjerë në Juventus, duke e lartësuar sulmuesin portugez si pasuri e pashtershme në klub.  

Duke folur pra ndeshjes së Juventusit kundër Sassuolos në Serie A, e cila zhvillohet sot në orën 12:30, Sarri tha se Ronaldos, megjithatë, po i mungon mprehtësia momentalisht.

Pyetja e parë që iu bë trajnerit italian në konferencë për media para lojës ishte pashmangshëm për Ronaldon, nëse portugezi do të pushohet pasi luajti në fitoren e Juves kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve në mesjavë. 

“Cristiano është pasuri e pashtershme. Ai ka qëndrueshmëri por mbase i mungon paksa mprehtësia për momentin, gjë që është e pritshme”, tha Sarri.

“Ne i kemi tre sulmues me potencial shumë të madh, prandaj gjithmonë presim shumë nga ta. Cristiano u stërvit mirë, pjesërisht me ekipin dhe pjesërisht i veçuar, ama e kemi në dispozicion”, shtoi ai.

“Shikoni, është e qartë se Ronaldo nuk është si të gjithë lojtarët e tjerë, pavarësisht se çfarë pritet nga unë të them. Jo të gjithë lojtarët janë të njëjtë. Nëse dikush nuk e pranon atë situatë, do të ishte problem për të dhe jo për ekipin, ama nuk shoh ndonjë problem me këtë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)