Trajneri i Gjermanisë: Të lumtur që jemi në “grupin e vdekjes” me Francën e Portugalinë

  • 01 December 2019 - 09:20
Trajneri i Gjermanisë: Të lumtur që jemi në “grupin e vdekjes” me Francën e Portugalinë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk ka dyshim se Grupi F është “grupi i vdekjes” në Kampionatin Evropian 2020, por befasisht u shpreh i lumtur me shortin që i ra ekipit të vet kombëtar.

Low i shfaq i ngazëllyer që do ta ketë rastin të udhëheqë Gjermaninë kundër Francës dhe Portugalisë, si dhe kundër fituesit të Ligës A në play-off, i cili përbëhet nga Islanda, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria.

“Së pari ndihem i gëzuar sepse këto janë ndeshje që veçohen kundër Francës dhe Portugalisë. Ne do të luajmë kundër kampionit në fuqi të Evropës”, tha Low. 

“Mendoj se lojtarët e mi mezi presin t’i zhvillojnë këto ndeshje. Natyrisht se është ‘grupi i vdekjes’. Secili ekip në grup duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u kualifikuar”, shtoi ai.

“Mendoj se këto ndeshje do të jenë festival futbolli. Pastaj, ne luajmë në Gjermani. Mezi pres”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)