Interi vendos rekord historik, nëse e mund SPAL-in sot

  • 01 December 2019 - 09:44
Interi vendos rekord historik, nëse e mund SPAL-in sot

Interi do ta vendosë një rekord historik të klubit duke e regjistruar fillimin më të mirë në një sezon, nëse e mposht SPAL-in sot në Serie A.

Zikaltrit e kanë nisur furishëm sezonit e ri 2019/20 nën udhëheqjen e Antonio Contes, prandaj edhe po thyejnë rekorde.

Interi është në rrugë për ta bërë fillimin më të mirë në një sezon të Serie A në histori të klubit. 

Nëse e mposht SPAL-in, atëherë do t’i ketë fituar 12 nga 14 ndeshjet e para në ligë, një tipar që nuk është arritur kurrë më parë nga klubi dhe është arritur vetëm nga dy klube deri tani, Juventusi (1949/50) dhe Napoli (2017/18).

Me fitoren e fundjavës së kaluar kundër Torinos, Interi e barazoi fillimin më të mirë të sezonit në historik të klubit, nga edicioni i largët 1950/51, me 11 fitore në 13 ndeshje.

Po ashtu, Interi mund të bëhet vetëm klubi i pestë këtë shekull që shënon gol në secilën prej 14 ndeshjeve të para, pas Juventusit, Milanit, Fiorentinës dhe Romës.

(Kosova Sot Online)