Mourinho: Tifozët e Tottenhamit nuk më duan ende, por më pranojnë

  • 01 December 2019 - 09:52
Mourinho: Tifozët e Tottenhamit nuk më duan ende, por më pranojnë

Jose Mourinho thotë se tifozët e Tottenham Hotspur akoma nuk e duan, por shpreson se tri fitoret radhazi prej se mori drejtimin e skuadrës, do t’i ndihmojnë që t’ua fitojë zemrat mbështetësve të klubit.

Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, Spursat e angazhuan strategun portugez, i cili në të kaluarën i ka drejtuar Chelsean dhe Manchester Unitedin në Ligën Premier. 

Ai e ka rikthyer Tottenhamin te fitoret duke triumfuar në dy ndeshje kampionale (West Ham United dhe Bournemouth) dhe një në Ligën e Kampionëve (Olympiacos).

“Tifozët e duan klubin , nuk po them se më duan mua, por më pranojnë si një profesionist të madh, i cili dëshiron të japë gjithçka për klubin”. Mourinho për BBC Sport.

“Njerëzit kanë më shumë arsye të më duan nëse u pëlqen puna ime, por tifozët janë prapa skuadrës dhe na shohin duke punuar shumë për të arritur në një pozitë në tabelë që është më e përshtatshme për talentin e ekipit”, ka deklaruar Mourinho për BBC Sport.

(Kosova Sot Online)