Rikthehet Ronaldo, Juve synon të vazhdojë me fitore ndaj Sassuolos

  • 01 December 2019 - 11:39
Rikthehet Ronaldo, Juve synon të vazhdojë me fitore ndaj Sassuolos

Juventusi do të kërkojë ta ruajë ecurinë pa humbje në Serie A, si nikoqire e Sassuolos, me Cristiano Ronaldo që u rikthye në skuadër.

Juventusi e pret Sassuolon në Allianz Stadium, në një ndeshje të javës së 14-të në Serie A, e cila nis në orën 12:30.

Skuadra e Maurizio Sarrit është në kërkim të fitores së pestë radhazi dhe ruajtjes së kreut.

Cristiano Ronaldo, i cili u pushua në fitoren e kampionit në fuqi kundër Atalantës javën e kaluar, u rikthye në skuadër dhe do të luajë titullar.

Sassuolo, ndërkohë, po kalon nëpër formë të dobët pasi është vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga liga, prandaj i duhen pikët me patjetër.

Formacionet zyrtare:

(Kosova Sot Online)