Ljungberg debuton si trajner i Arsenalit me Xhakën e Mutafin titullarë kundër Norwich

  • 01 December 2019 - 14:11
Ljungberg debuton si trajner i Arsenalit me Xhakën e Mutafin titullarë kundër Norwich

Freddie Ljungberg do të debutojë sot në stolin e Arsenalit kundër Norwich në Premierligë, me një formacion që përbëhet nga dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Ljungberg e zëvendëson Unai Emeryn, trajnerin spanjoll që u shkarkua këtë javë pas humbjes kundër Eintracht Frankfurtit në Evropa Ligë. 

Suedezi, i cili ishte promovuar në ekipin e parë të trajnerëve nga Emery gjatë verës, më parë ka qenë trajner i ekipit U23 të Arsenalit, ndërsa sot ai e ka zgjedhur formacionin startues për ndeshjen e Arsenalit kundër Norwich, e cila nis në orën 15:00.

Ai do të ketë punë të vështirë, duke e parë formën aktuale të Arsenalit, që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, tri barazim dhe dy humbje.

Image

(Kosova Sot Online)