Trepça ’89 e mund Dritën, Flamurtari e turpëron Llapin, barazojnë Prishtina e Gjilani

  • 01 December 2019 - 15:23
Trepça ’89 e mund Dritën, Flamurtari e turpëron Llapin, barazojnë Prishtina e Gjilani

Drita ka bërë një hap prapa në luftë për titull në Ipko Superligë, pasi u mposht bindshëm 3:1 nga Trepça ’89, ndërkohë që Prishtina dhe Gjilani u ndan baras, me Flamurtarin që e arriti një fitore të madhe 3:0 kundër Llapit në luftë për mbijetesë në ligën elitarë kosovare.

Ndeshjet e së dielës i konvenojnë tej mase liderit të Superligës, Ballkanit, i cili ruan kreun me një lojë në dispozicion për ta zhvilluar, dhe është kampion vjeshtor si rrjedhojë.

Trepça ’89 3:1 Drita

Trepça ’89 e mundi Dritën bindshëm dhe bëri një hap të rëndësishëm për t’i ikur zonës së rrezikshme për rënie nga Superliga.

Muharrem Jashari dy herë dhe Leart Emini një herë shënuan për vendorët në Riza Lushta, ndërkohë për vizitorët nga Gjilani golin e vetëm e shënoi Gilberto Fortunato.

Trepça ’89 tani grumbullon 23 pikë në pozitën e tetë, katër më shumë se Flamurtari në zonën e rrezikshme.

Drita, ndërkohë, bëri një hap prapa në luftë për titull duke ngelur në pozitën e tretë me 31 pikë, tri më pak se lideri Ballkani, që ka një lojë më pak.

Gjilani 0:0 Prishtina

Gjilani dhe Prishtina u ndan baras pa gola në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, duke e bërë më të ngushtë luftën për titull në Superligë.

Gjilani me këtë pikë të fituar i afrohet liderit Ballkanit në vetëm dy pikë, edhe pse klubi nga Suhareka ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe ka një pikë më shumë se Drita dhe Prishtina.

Llapi 1:4 Flamurtari

Flamurtari e turpëroi Llapin duke e mposhtur 4:1 në Podujevë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për klubit nga kryeqyteti.

Gentrit Begolli dy herë, Shend Kelmendi dhe Festim Krasniqi nga një herë shënuan katër golat e triumfit të madh të kuqezinjve në Podujevë.

Golin e vetëm për skuadrën e Llapit e shënoi Muhamed Hyseini.

Llapi ngel në pozitën e shtatë me vetëm 24 pikë, ndërkohë Flamurtari nuk lëviz nga pozita e nëntë, e cila dërgon një rang më poshtë në futbollin kosovar.

(Kosova Sot Online)