Theo ia siguron fitoren Milanit me një gol të vonshëm

  • 01 December 2019 - 17:25
Theo ia siguron fitoren Milanit me një gol të vonshëm

Milani është këndellur. Skuadra e Stefano Pioli, ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Parma

Pas dy humbjeve dhe një barazimi, Milani e mposhti 0-1 Parmës për t’u kthyer në shtëpi me fitore.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi ish-mbrojtësi i Real Madridit, Theo Hernandez, në minutën e 88-të.

Pas kësaj fitore, Milan ka shkuar në kuotën e 17 pikëve, gjendet në pozitën e 11. 

(Kosova Sot Online)