Interi fiton përkundër paraqitjes mbresëlënëse të Etrit Berishës

  • 01 December 2019 - 17:27
Interi fiton përkundër paraqitjes mbresëlënëse të Etrit Berishës

Inter e ka mposhtur 2-1 Spalin për ta rrëmbyer kreun në Serie A. Skuadra e Contes tani ka shkuar në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Juventusi

Interi është lider i ri i Serie A.

Skuadra e Antonio Contes ka shfrytëzuar gabimin e Juventusit, duke e mposhtur 2-1 Spalin në ‘Giuseppe Meazza’.

Heroi për zikaltrit ishte Lautaro Martinez, që shënoi në minutat 16’ dhe 41’, derisa për mysafirët shënoi Mattia Valoti në minutën e 50-të.

Interi vuajti, por në anën tjetër mund edhe të kishte fituar me rezultat të thellë, por aty ishte Etrit Berisha i Kombëtares së Shqipërisë për të bërë disa pritje fantastike, tetë në total për 90 minuta.

Inter ka shkuar në kuotën e 37 pikëve tani, një më shumë se Juventusi që gaboi dhe barazoi 2-2 me Sassuolon. 


(Kosova Sot Online)