Barazon Manchester United

  • 01 December 2019 - 19:52
Barazon Manchester United

Manchester United ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 2-2 me Aston Villën

Vazhdon forma jo e mirë e Manchester United.

Pas barazimit me Sheffield, ‘Djajtë e Kuq’ janë ndalur edhe nga Aston Villa, kësaj radhe në ‘Old Trafford’.

Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer e nisën keq takimin, duke pranuar gol në minutën e 12-të. Ishte Jack Grealish ai që realizoi dhe e la të shtangur David de Gean.

Para se ekipet të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Marcus Rashford barazoi gjithçka duke shënuar gol për vendasit në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64’, Victor Lindelof e kaloi Manchester Unitedin në epërsi, duke shënuar për 2-1 për të ndezur ‘Old Traffordin’.

Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm dy minuta, Tyrone Mings realizoi për të barazuar gjithçka në 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit, pavarësisht tentimeve të shumta të vendasve.

Ky gabim i radhës, e lë Manchester Uniedin në pozitën e nëntë në renditjen e Premierligës me 18 pikë të grumbulluara.


(Kosova Sot Online)