Milot Rashica me dy gola e këndell Werderin

  • 01 December 2019 - 20:06
Milot Rashica me dy gola e këndell Werderin

Rashica ka shënuar dy gola në fitoren 3-2 të Werder Bremen në udhëtim te Wolfsburg. Ai është vlerësuar më i miri i takimit…

Ka vazhduar forma e mirë e Milot Rashicës në Gjermani.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar dy gola në Bundesliga kundër Wolfsburg, duke ia siguruar tri pikë Werder Bremenit.

Ai realizoi për 1-0 në minutën e 13-të dhe në fund, në minutën e 84’, golin e epërsisë, golin e tri pikëve, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Werder mori fitore të rëndësishme, pas disa ndeshjeve me radhë me humbje dhe barazime.

Skuadra e Rashicës tani gjendet në pozitën e 12 me 14 pikë.

23-vjeçari tani ka shkuar në kuotën e 6 golave në 9 ndeshje në Bundesliga.

(Kosova Sot Online)